Ministria e Shëndetësisë: Kovid-qendra në Tetovë është ndërtuar sipas standardeve të larta të sigurisë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Ministria e Shëndetësisë: Kovid-qendra në Tetovë është ndërtuar sipas standardeve të larta të sigurisë

Pasi këtë mëngjes u përhapë informacione për lëshime gjatë ndërtimit të covid-qendrave në Tetovë, Ministria e Shëndetësisë ka dalë me reagim zyrtare, prej ku thonë se të gjitha spitalet modulare në shtet janë ndërtuar sipas standardeve të larte mjekësore dhe të sigurisë.

Nga ministria thonë se kovid-qendrat modulare, përfshirë edhe atë në Tetovë, janë hapur pas kontrollit teknik.

“Gjatë ndërtimit të të gjitha spitaleve modulare, materialet e implantuara janë të certifikuara. Ministria e Shëndetësisë informon se qendra e COVID -it në Tetovë është projektuar me tre hyrje, korridoret janë të gjera 2.4 metra dhe parmakët e dritareve janë të ulëta për raste evakuimi. Në këto objekte nuk është përdorur dru, dhe janë vendosur të gjitha elementet tjera të nevojshme për mbrojtje”.

“Pas lëshimit në përdorim, është bërë pranim teknik. Gjatë ndërtimit ka përshkrime të dokumentuara për vërejtje teknike të parëndësishme – mbulesa dyshemeje silikoni, nivelimi i sifonit në tualet, shtrirja e një pjese të ulluqeve, etj. Pas këtyre kërkesave, ato u korrigjuan para se të viheshin në përdorim dhe të shtroheshin pacientët në spital. Këto dokumente do t’i dorëzohen publikut dhe mediave për shqyrtim që sot”, thonë nga Ministria e Shëndetësisë.

Advertisement

Tragjedia në Tetovë: 26 pacientë kanë qenë të hospitalizuar gjatë shpërthimit të zjarrit, 14 kanë ndërruar jetë

Ata shtojnë se kovid-qendra në Tetovë i posedon të gjitha certifikatat e nevojshme për mbrojtje nga fatkeqësitë.

Advertisement

“Bëjmë thirrje të mos spekulohet me informacione të tillë. Ministria e Shëndetësisë pret që ekspertët dhe organet hetimore të hetojnë sa më shpejt këtë rast të tmerrshëm. Të gjitha aspektet e çështjes duhet t’i nënshtrohen një hetimi të plotë dhe të shpejtë dhe sigurisht përgjegjësisë nëse hetimi e tregon këtë. Vetë qendrat modulare të kovidit kanë qenë dhe janë akoma vendimtare në trajtimin e pandemisë dhe shtrimin në spital të pacientëve. Ato janë ndërtuar sipas standardeve më të larta, dhe prokurimi i bërë nga Ministria e Shëndetësisë është në përputhje me standardet për spitale të tilla që përdoren në shumë vende të botës”, përfundojnë nga Ministria e Shëndetësisë.


Të gjitha lajmet nga zjarri tragjik në TetovëTë gjitha lajmet nga zjarri tragjik në Tetovë

Advertisement

Ndryshe, nga zjarri i mbrëmshëm tragjik 14 persona e humbën jetën, ndërsa 12 të tjerë janë lënduar. Prokuroria për momentin është duke për hetime për të zbardhur rrethanat e kësaj ngjarje të rëndë./Telegrafi/

Ministria e Shëndetësisë: Kovid-qendra në Tetovë është ndërtuar sipas standardeve të larta të sigurisë shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy