Ulet numri i viktimave dhe të hospitalizuarve me kovid në Tetovë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Qendra kovid në spitalin e Tetovës mëngjesin e sotëm në orën shtatë shënon stabilizim të gjendjes me faktin se ka më pak të pranuar dhe viktima.

Në spitalin e mjekimit janë mbajtur 11 pacientë, ndërsa dje ka pasur 18. Gjashtë pacientë janë lëshuar në mjekim shtëpiak. Kanë vdekur tre pacientë, për dallim prej dje kur kishte nëntë viktima.

“Ka tre pacientë të vdekur, ndërsa 11 pacientë janë në mjekim spitalor, ndërsa gjashtë persona janë lëshuar në shtëpi. Gjithsej të hospitalizuar ka 125 persona ku 12 kanë pasur një dozë të vaksinës, ndërsa pesë janë vaksinuar me dy doza. Në mbështetje të oksigjenit ka 121 deri 125 persona”, ka informuar dr. Gëzim Nuredini, koordinator i Qendrës kovid në Tetovë.

Për 24 orë në ambulantat e Qendrës kovid për kontrolle janë drejtuar gjithsej 228 persona.

Advertisement

 

Ulet numri i viktimave dhe të hospitalizuarve me kovid në Tetovë shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy