Ministria e Shëndetësisë: Vetëm 6 nxënës kanë rezultuar pozitiv në shkollat fillore dhe të mesme në Maqedoni

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se vazhdon skriningu i nxënësve në shkollat fillore dhe të mesme në Maqedoni.

“Skriningun e zbatojnë Qendrat për Shëndet Publik në 496 shkolla fillore dhe të mesme në gjithë territroin e vendit”, thonë nga MSH.

Ata shtojnë se nga 1.323 nxënës në shkollat fillore dhe të mesme në gjithë vendin, vetëm gjashtë prej tyre kanë rezultuar pozitiv dhe 1.317 kanë rezultuar negativ.

“Qendra për Shëndet Publik gjatë detektimit të rastit pozitiv te nxënësi, veprojmë sipas Algoritmit të miratuar për nxënësit në rast të shfaqjes së nxënësit me simptoma të virusit. Për pjesën më të madhe të Qendrave për Shëndet Publik skringu përfundon nesër, ndërsa rezultatet përfundimtare do t’i dërgojnë ka mesi i javës së ardhshme. Pas përpunimit të të dhënave, MSH do ta publikojë analizën e plotë me çka do të fitohet pasqyrimi i përgjithshëm për praninë e virusit te nxënësit në shkolla”, thonë nga MSH.

Advertisement

Momentalisht 885 fëmijë të moshës nga 0-18 vjet janë aktiv me coronaviurs, ndërsa në spitalin në Kozle ka 19 fëmijë të hospitalizuar.

“Sipas të dhënave të sistemit kombëtar ‘Termini im’, deri tani 5.800 fëmijë të moshës 12, 13, 14, 15, 16 dhe 17 kanë pranuar një dozë të vaksinës, ndërsa 4.860 prej tyre janë rivaksinuar’, thonë nga MSH./Telegrafi/

Ministria e Shëndetësisë: Vetëm 6 nxënës kanë rezultuar pozitiv në shkollat fillore dhe të mesme në Maqedoni shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy