Komunikacioni hekurudhor i udhëtarëve zhvillohet normal dhe pa ndërprerje, me vonesa minimale të cilat tejkalohen shpejtë falë intervenimeve nga ekipet kujdestare nga NP “Infrastruktura” në terren, njoftuan nga Ministria e Transportit.

Theks i veçantë, theksohet, është vendosur në intervenimet te pikat kritike, duke siguruar lëvizje pandërprerë dhe të sigurt të trenave të udhëtarëve.

“Komunikacioni hekurudhor i mallrave zhvillohet me vonesa të vogla, të cilat kryesisht janë shkaktuar nga kthesa me borë ose të ngrira. Ndërmarrja publike ‘Infrastruktura – Hekurudha’ gjithashtu me ekipe kujdestare në vazhdimësi punon në pastrimin dhe mirëmbajtjen e kthesave, duke mundësuar vazhdimësi në komunikacion”, njoftuan nga Ministria.

“Hekurudhat e Maqedonisë së Veriut – Transport” dhe NP “Infrastruktura”, shtohet, mbeten të përkushtuara në sigurimin e shërbimit cilësor dhe të sigurt për të gjithë pjesëmarrësit. 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Ministria e Transportit: Komunikacioni hekurudhor zhvillohet normal dhe pa ndërprerje appeared first on Telegrafi.