Sërish rrëshqitje e dheut në rrugën Shkup – Bllacë, komunikacioni zhvillohet me ndërprerje

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Nga N.P. “Rrugët e Maqedonisë” thonë se gjatë ditës së sotme ka pasur vazhdimisht rrëshqitje të dheut në rrugën Shkup-Bllacë.

Nga ky institucion thonë se ekipet po vazhdojnë punën në terren për pastrimin e rrugës.

Ndërkaq nga Lidhja Auto Moto e Maqedonisë në një prononcim të shkurtër për TV21 thanë se komunikacioni po zhvillohet me pauza.

“Komunikacioni në këtë rrugë po zhvillohet me ndërprerje”, thonë nga LAMM.

Advertisement

Ndryshe, gjatë ditës së djeshme për shkak të rrëshqitjes së dheut, lëvizja e makinave në rrugën Shkup – Bllacë u ndërpre në të dyja anët./Telegrafi/

*Foto: Arkiv

Sërish rrëshqitje e dheut në rrugën Shkup – Bllacë, komunikacioni zhvillohet me ndërprerje shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy