Ministria për Sistem Politik: 1.180 administratorë nënshkruan vendimin e shpërndarjes

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministria për sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive njofton se 1.180 prej gjithsej 1.349 nëpunësve administrativ kanë nënshkruar vendimet e tyre të reja të punës dhe brenda afatit të paraparë me ligj të njëjtit do të nisin me punë.

Sipas njoftimi, 26 nga nëpunësit administrativ kanë refuzuar të nënshkruajnë vendimet e reja të punës, ndërsa të punësuarit që nuk kanë nënshkruar vendimet, u pushon vendi i punës në Ministrinë për Sistem Politik dhe Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive dhe të njëjtit evidentohen në listën për transfer të Ministrisë për Shoqëri Informatike dhe Administratë.

“Personat udhëheqës në institucionet ku janë sistemuar nëpunësit administrativë të punësuar përmes programit K-5, janë të detyruar të fillojnë procedurën e harmonizimit të akteve për sistematizim në vendet e punës me dispozitat e ligjit për transfer të nëpunësve administrativë të punësuar nëpërmjet programit K-5 në Ministrinë për Sistem Politik dhe Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive në afat prej 30 ditësh nga miratimi i Planit të marrjes sipas nenit 4 të këtij ligji”, thuhet në njoftimin e ministrisë.

Ata shtojnë se brenda afatit ligjor, Ministria për Sistem Politike do t’i shpërndajë vendimet edhe 135 nëpunësve administrativ që nuk janë paraqitur fare.

Advertisement

“Një pjesë e madhe e institucioneve nga gjithsej 237 ku janë shpërndarë nëpunësit administrativ tashmë në adresë të Ministrisë për Sistem Politik kanë dërguar njoftime këta nëpunës për shkurt kohë do të nisin me punë pasi që vendet e tyre të punës janë të gatshme. Pjesa tjetër e institucioneve gjithashtu kanë informuar Ministrinë për Sistem Politik
se janë në proces të sistematizimit të ri të vendeve të punës dhe që ndryshimet e tyre tashmë janë dërguar për aprovim në Ministrinë e Shoqërisë Informatike”, thuhet në fund të njoftimit./Telegrafi/

Ministria për Sistem Politik: 1.180 administratorë nënshkruan vendimin e shpërndarjes shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy