Miratohen ndryshimet ligjore, lejet e vozitjes me emrin e vjetër do të vlejnë deri në fund të vitit

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kuvendi sot pasdite me 90 vota “për”, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, në kuadër të seancës së 144-të, miratoi Ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për siguri në komunikacionin rrugor, sipas të cilit lejet e vozitjes me emrin “Republika e Maqedonisë” do të jenë të vlefshme deri në fund të këtij viti.

Sipas ndryshimeve, afati për marrjen e lejes së vozitjes me emrin e ri “Republika e Maqedonisë së Veriut”, zgjatet deri më 31 dhjetor 2024.

Ndryshimet ligjore janë propozuar nga deputetët Nikolla Micevski, Martin Kostovski, Vjollca Ademi, Adnan Neziri, Dimitar Apasiev dhe Pavle Trajanov./Telegrafi/

 

Advertisement

Miratohen ndryshimet ligjore, lejet e vozitjes me emrin e vjetër do të vlejnë deri në fund të vitit shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy