Miteva: Blerjet e reja në Ministrinë e Arsimit dhe Kulturës për tekste digjitale pa kurrikulë të publikuar

Pinterest LinkedIn Tumblr +

OBRM-PDUKM sot ka akuzuar qeverinë se pesë vjet nuk ka siguruar tekste në gjuhë të huaja në arsimin fillor.

“Pas ndryshimit të shpejtë të të gjitha programeve për të gjitha gjuhët e huaja, për të gjitha klasat në arsimin fillor, ata anuluan edhe blerjen e fundit. Ndonëse ishte paralajmëruar në maj të vitit 2023, është anuluar vetëm tani, me arsyetimin se nuk kishin fonde për këtë qëllim. Imagjinoni, 5 vite nuk mund të sigurojnë fonde për diçka që është detyrim ligjor”, thuhet në reagimin e sotëm partiak.

Ata shtojnë se nuk e kishin problem të sigurojnë miliona dollarë për tekste të reja digjitale. Një blerje prej 500 mijë eurosh për tekste digjitale, të cilat askush nuk i përdor, thotë partia opozitare.

“Tani sërish, e njëjta kompani është shpërblyer me 800.000 euro fantastike. Edhe pse hera e parë që u prodhuan tekste digjitale për klasën e IV-të, me prokurimin e ri sërish fondet i ndahen të njëjtës kompani për tekstet digjitale, sërish për klasën e IV-të!”, reagojnë nga partia.

Advertisement

Ata kërkuan përgjigje nga MAS nëse planifikojnë ta ndajnë këtë tender me të njëjtën kompani apo këtë herë planifikojnë ta bëjnë me një kompani tjetër të njohur të cilës dikur i kanë dhënë 5 milionë euro fantastike për përkthimin e teksteve shkollore.

Miteva: Blerjet e reja në Ministrinë e Arsimit dhe Kulturës për tekste digjitale pa kurrikulë të publikuar shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy