Miteva: Reformat nuk kanë për qëllim të përmirësojnë procesin arsimor dhe në dëm të shtetit

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Zëdhënësja e OBRM-PDUKM-së, Marija Miteva në konferencë për shtyp tha se reformat në arsim janë gabim.

“Ne gjithashtu paralajmëruam se reformat nuk kanë për qëllim përmirësimin e procesit arsimor, përkundrazi, bëhet fjalë për përmbushjen e nevojave për persona të tjerë”, tha Miteva.

Sipas saj, në programet për klasat I dhe IV përmes temës shteti im, parashihet që nxënësit të ndërtojnë identitet të qytetarit, ndërsa tendenca, sipas saj është e qartë, që të prishet marrëdhënia me shtetin e Maqedonisë.

“Nuk ka plan për zhvillim, nuk ka strategji të gjatë për arsimin. Përkundrazi, me fuqi zbatohet reforma që dëmton procesin arsimor dhe shtetin në përgjithësi”, tha Miteva.

Advertisement

Ajo theksoi se profesorë, mësimdhënës, akademikë dhe prindër kundërshtojnë reformat e Carovskës, ndërsa ajo vazhdon të publkojë afate të shkurtra për përpunim të librave.

“Këto të ashtuquajtura reforma janë paraparë vetëm nga Carovska dhe disa persona rreth saj, nuk kemi asnjë debat në shoqëri, aq më pak të dëgjohet zëri i më të prekurve në këtë proces”, tha Miteva./Telegrafi/

Miteva: Reformat nuk kanë për qëllim të përmirësojnë procesin arsimor dhe në dëm të shtetit shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy