Mitreski – Bomgartner: Maqedonia e Veriut dhe Franca kanë marrëdhënie të shkëlqyera, bashkëpunimi dhe mbështetja e ndërsjellë do të thellohet

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kryetari i Kuvendit Jovan Mitreski sot realizoi takim me ambasadorin e Republikës së Francës në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Siril Bomgartner, njoftoi pres-shërbimi i Kuvendit.

Duke shprehur kënaqësinë për mbajtjen e takimit, kryetari Mitreski e theksoi bashkëpunimin e shkëlqyer midis të dy vendeve dhe veçanërisht bashkëpunimin në nivel parlamentar.

Ambasadori Bomgartner, duke e uruar për zgjedhjen e tij në krye të Kuvendit, u pajtua me konstatimet për dinamikën e intensifikuar të bashkëpunimit të ndërsjellë. Në këtë kontekst, i përshëndeti takimet e deputetëve të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Kuvendit Nacional dhe Senatit të Republikës së Francës në vitet e kaluara, si trend pozitiv që duhet të vazhdojë edhe në të ardhmen.

Ambasadori, siç qëndron në kumtesë informoi për vizitën e ardhshme të kryetares së Grupit të Miqësisë, Liliana Tangi në vend, në kuadër të misionit vëzhgues të OSBE-së për zgjedhjet e ardhshme presidenciale dhe parlamentare.

Advertisement

“Është përshëndetur veçanërisht mbajtja e aktivitetit të dytë edukativ në Kuvend “Kam qëndrim – Parlamenti i Ri Frankofon”, në kuadër të shënimit të muajit mars – muajit të Frankofonisë, një eveniment dhe manifestim i jashtëzakonshëm që dalëngadalë po shndërrohet në traditë të bukur të Kuvendit”, thuhet në kumtesën e Kuvendit

Të dy bashkëbiseduesit shkëmbyen mendime për aktivitetet aktuale parlamentare, rrjedhën e zgjedhjeve dhe konstituimin e përbërjes së re parlamentare. U shpreh dakordësia e përgjithshme për nevojën e avancimit të bashkëpunimit në fushën e kulturës, ekonomisë, energjetikës dhe fushave të tjera me interes të ndërsjellë për të dy vendet, si dhe nevojën për rritjen e numrit të investimeve franceze në vend.

 

Mitreski – Bomgartner: Maqedonia e Veriut dhe Franca kanë marrëdhënie të shkëlqyera, bashkëpunimi dhe mbështetja e ndërsjellë do të thellohet shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy