Mitreski: OBRM-PDUKM i gënjen partitë politike më të vogla, ata bllokuan një njësi zgjedhore

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Koordinatori i grupit kuvendar të LSDM-së, Jovan Mitreski në konferencë për shtyp duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve u shpreh se OBRM-PDUKM është i gënjen partitë politike më të vogla në lidhje me propozimin për një njësi zgjedhore.

“Fillimisht flasin për zvogëlimin e deputetëve, kurse të gjithë e dimë se para tre viteve kishim tre deputetë shtesë nga diaspora me çka dëshmon se qëndrimi i tyre është mashtrues. Po ashtu kur flasim për zvogëlimin e deputetëve nga 120 në 9-, të gjithë e dijnë se për këtë nevojitet ndryshime në Kushtetutë dhe se Kushtetuta lejon 120 deri 140 deputetë”, u shpreh Mitrevski.

Ai po ashtu tha se kur bëhet fjalë për një njësi zgjedhore, OBRM-PDUKM bllokoi ndryshimet ligjore me amendamente dhe kjo ishte në vitin 2020.

Ata, tha Mitrevski, nuk dëshirojnë as qeveri teknike, ndërsa për këtë nuk kanë dakordim as me Aleancën për Shqiptarët./Telegrafi/

Advertisement

Mitreski: OBRM-PDUKM i gënjen partitë politike më të vogla, ata bllokuan një njësi zgjedhore shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy