Mitreski: OBRM-PDUKM nuk mori pjesë në koordinimin me kryetarin e Kuvendit

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kuvendi zyrtarisht ka nisur punën nga sot. Jovan Mitreski, koordinator i deputetëve të LSDM-së, informoi se OBRM-PDUKM nuk ka marrë pjesë në koordinimin me kryetarin e Kuvendit, Talat Xhaferi.

“Grupi parlamentar i OBRM-PDUKM-së refuzoi të marrë pjesë në koordinimin e sotëm me kryetarin e Kuvendit.

Shpresoj se kjo marrëdhënie do të ndryshojë, nuk dua të besoj se OBRM-PDUKM nuk e ka marrë mësimin, as që nuk e ka marrë mesazhin nga qytetarët, i bëj thirrje opozitës që të nxjerrë mësime nga e kaluara dhe në vend të bllokadave dhe veprimeve destruktive, të veprojnë në mënyrë konstruktive dhe të përgjegjshme”, thotë Mitreski./Telegrafi/

Mitreski: OBRM-PDUKM nuk mori pjesë në koordinimin me kryetarin e Kuvendit shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy