Koordinatori i grupit kuvendar të LSDM-së, Jovan Mitreski në foltoren e Kuvendit theksoi se OBRM-PDUKM sot nuk tregoi asgjë të re dhe vazhdoi me sjelljen johumane.

“Kjo që po e bëni është johumane, e shfrytëzoni mërzinë e qytetarëve për pikë politike”, u tha Mitreski deputetëve të opozitës maqedonase.

Sipas tij, nuk është korrekte të lëshohet salla kur në rend dite janë pikat që janë në interes të qytetarëve.

Ndryshe, sot OBRM-PDUKM propozoi që në rend të parë në seancën plenare të jetë shkarkimi i Filipçes për shkak të aksidentit në spitalin e Tetovës, mirëpo kreu u Kuvendit, Talat Xhaferi refuzoi kërkesën e tyre./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Mitrevski: OBRM-PDUKM po sillet në mënyrë johumane, e keqpërdor tragjedinë për pikë politike shkruan Telegrafi.