Maleski: OBRM-PDUKM si parti politike ka problem me identitetin e vet

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Bllazhen Maleski në emisionin “24 otvoreno” deklaroi e protestat e OBRM-PDUKM-së janë si parapërgatitje për zgjedhjet lokale.

“Protestat janë për t’u vërtetuar se si është anëtarësia në teren, të shihet forca dhe jo çështjet e identeitetit. Në fund të fundit, OBRM-PDUKM si parti politike ka problem me vet identitetin e saj”, tha Maleski.

Ndërkaq bashkëbiseduesi i tij, Nikola Cvetkovski theksoi se opozita maqedonase duhet zbulojë se ka bisedime të fshehta me Bullgarinë nga personalitete që nuk kanë legjitimitet të bëjnë negociata për identitetin.

“Që kur opozita njoftoi për bisedime të fshehta, atëherë Zaev dhe Pendarovski treguan qëndrimet e tyre. Zaev betohej në familje se nuk do ta ndryshojë emrin dhe nuk mund të besohet se nuk do të ndryshojë qëndrim në çështjen e identitetit”, tha Cvetkovski./Telegrafi/

Advertisement

Maleski: OBRM-PDUKM si parti politike ka problem me identitetin e vet shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy