OBRM-PDUKM: Vala e tretë e virusit në Maqedoni, akoma nuk ka vaksina

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM, e ka akuzuar sërish pushtetin për keqmenaxhim të situatës me pandeminë.

Nga kjo parti thonë se në Maqedoni ka arritur vala e tretë e virusit COVID-19, por qytetarët akoma nuk kanë vaksina.

“Vala e tretë, ndërsa Filipçe dhe Zaevi nuk bënë asgjë për të organizuar sistemin shëndetësor, por u kujdesën për provizionet. Vala e parë pa pajisje për mbrojtje personale, pa teste, pa ilaçe adekuate, vala e dytë pa shtretë spitalor, pa teste, ndërsa vala e tretë sërish nuk ka shtretër dhe teste të mjaftueshme”, thonë nga OBRM-PDUKM.

Opozita kërkon përgjegjësi për rrezikim të shëndetit publik të qytetarëve./Telegrafi/

Advertisement

OBRM-PDUKM: Vala e tretë e virusit në Maqedoni, akoma nuk ka vaksina shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy