Mjekët familjarë në Shkup, nuk pranojnë të kryejnë kujdestari në Covid-ambulancat e reja

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Mjekët familjarë kanë reaguar ndaj njoftimit të Komisionit për Sëmundje Infektive se në Shkup janë duke u themeluar pesë ambulanca për Covid-19 dhe se në to do të duhet të kryejnë kujdestari mjekët familjarë.

“KSI duhet të mendojë edhe një herë nëse është mirë të destabilizohet shëndetësia parësore sepse kur një mjek i familjes është tani me turn dhe gjatë atij turni nuk ka punuar në klinikën e tij dhe ka shkuar në klinikën e Covid-it, atëherë pyetja është se kush do t’i shërbejë pacientët gjatë asaj periudhe në klinikën fmailjare? Në klinikat e reja për Covid mund të punësohen persona nga stacionet e vaksinimit, praktikantë dhe mjekë të rinj. Ne nuk po ikim nga puna, por nuk mendojmë se kemi kërkuar diçka të tillë për momentin. Tani pothuajse të gjithë pacientët kanë simptoma të lehta klinike, për dallim nga më parë”, tha mjekja Lilia Çolakova Dervishova, kryetare e Shoqatës së Mjekëve Familjarë.

Zëdhënësi i Komisionit për Sëmundje Infektive, Zlate Mehmedoviç, dje ka informuar se gjatë javës së ardhshme në territorin e qytetit të Shkupit do të fillojnë me punë pesë klinika të reja për Covid.

“Qyteti është i prekur nga numri i të sapoinfektuarve me Covid-19 dhe na duhet ndihma e mjekëve familjarë. Kjo do të jetë një zgjidhje e mirë për të shkurtuar problemet në pjesën e diagnostikimit, por edhe në procesin e trajtimit dhe monitorimit të pacientëve. Ato pesë klinika për Covid do të jenë në hapësirat e Shtëpisë së Shëndetit – Shkup dhe do të jenë në pesë klinikat më të mëdha në Shkup, përfshirë: Idadija, Jane Sandanski, Gjorçe Petrov, Çento dhe në Çair. Kemi përcaktuar hapësirën, pajisjet dhe personelin që duhet të përfshihet në riorganizim. Me ekzistimin e këtyre klinikave për Covid, barra e mjekëve të familjes do të lehtësohet dhe shërbimet do të bëhen më të qasshëm për qytetarët”, tha Mehmedoviç.

Advertisement

Kujtojmë së rastet me Covid-19 në Maqedoni kanë shënuar rritje, mirëpo për dallim nga variantet e kaluara, varianti aktual paraqitet me disa simptoma më të lehta.

Mjekët familjarë në Shkup, nuk pranojnë të kryejnë kujdestari në Covid-ambulancat e reja shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2022 Struga.info | Privacy policy