Moti gjatë ditës së nesërme në Maqedoni

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Moti nesër do të jetë me diell dhe nxehtë me vranësira të vogla lokale. Do të fryjë erë mesatare, kurse kohëpaskohe do të ketë erë të përforcuar kryesisht në drejtim perëndimor.

Deri në fund të ditës, vranësirat do të rriten. Temperatura minimale do të jetë në intervalin nga 3 deri 8 gradë celsius, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 20 deri 27 gradë celsius.

Në Shkup moti do të jetë me vranësira të vogla ku temperatura maksimale do të arrijë deri në 25 gradë celsius.

Gjatë ditës së diel do të kemi mot me vranësira me reshje të kohëpaskohshme të shiut. Temperaturat do të bien nga 6 deri 9 gradë celsius./Telegrafi/

Advertisement

Moti gjatë ditës së nesërme në Maqedoni shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy