Moti gjatë ditëve të ardhshme në Maqedoni

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Nesër dhe të enjten paradite do të mbajë mot kryesisht me vranësira dhe i ftohtë me reshje të përkohshme të borës me intensitet të dobët deri në mesatar.

Do të fryjë erë e dobët deri në mesatare nga veriu, kumtoi Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike.

Të premten dhe gjatë fundjavës do të mbisundojë mot stabil me rritje të temperaturave të ditës.

Temperaturat e mëngjesit gjatë gjithë periudhës gjithkund do të jenë nën zero, ndërsa në disa vende do të bien edhe nën -10 gradë. Në disa lugina do të ketë paraqitje të mjegullës dhe temperatura ditore më të ulëta.

Advertisement

The post Moti gjatë ditëve të ardhshme në Maqedoni appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy