Moti i ligë e ndërpreu furnizimin me energji elektrike në Dibër dhe rrethinë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Moti i ligë dhe akulli shkaktuan ndërprerje në furnizimin me energji elektrike në qytetin e Dibrës dhe vendbanimet përreth, informon SHA MEPSO.

“Pesha e akullit dhe moti i ligë në rajonin e Mavrovës-Rekës rrëzoi disa shtylla dhe një dru u rrëzua mbi transmetuesin 110 kilovat TS Vrutok – TS Shpile dhe shkaktoi ndërprerje në furnizimin me energji elektrike. Qendra kombëtare dispeçer e SHA MEPSO regjistroi situatë pa tension sot në orën 10:35”, kumtoi SHA MEPSO.

Ekipet e MEPSO-s janë në terren dhe me të gjitha mjetet po punojnë në krijimin e kushteve për kyçjen e linjës së largëpërçuesit dhe furnizimin e Dibrës dhe zonës përreth me energji elektrike.

Moti i ligë e ndërpreu furnizimin me energji elektrike në Dibër dhe rrethinë shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy