Moti në Maqedoninë e Veriut

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Moti do të jetë me diell me vranësira të vogla deri në mesatare. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare, e herë pas here përgjatë Vardarit dhe në zonat lindore, erë e fortë nga drejtimi veriperëndimor. Në pasdite do të ketë vranësirat vende-vende do të shtohen dhe do të ketë kushte për reshje të dobëta lokale shiu, kurse në male bore afatshkurtër. Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej -7 deri në 3, ndërsa ajo maksimale do të arrijë nga 7 deri në 15 gradë.

Temperatura minimale do të zbresë deri në 0, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 10 gradë.

Gjatë ditëve në vijim do të pasoj mot me diell me vranësira të ulëta deri mesatare dhe mesatare përgjatë Vardarit dhe në lindje me erë të fortë nga veriu. Vranësirat do të rriten herë pas here dhe do të ketë kushte për reshje të dobëta lokale. Temperatura ditore në dy ditët në vijim do të ketë rritje të lehtë, e më pas gjatë fundjavës do të ketë rënie. /Telegrafi/

Moti në Maqedoninë e Veriut shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy