Moti për ditët në vijim në Maqedoninë e Veriut

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Borë në vendbanimet më të larta në pjesët perëndimore dhe veriore, pritet në fundjavë.

Nga DPHM informojnë se deri të premten moti do të jetë i qëndrueshëm, ndërsa nga e premtja pasdite deri të dielën do të mbizotërojë mot me vranësira me reshje të shiut, në zonat malore me borë. Për shkak të depërtimit të masës së ftohtë të ajrit nga veriu të shtunën nga fundi i ditës kufiri i lartësisë së reshjeve të borës do të ulet edhe nën 1000 metra dhe veçanërisht në pjesët perëndimore dhe veriore të vendit do të ketë borë në vendbanimet më të larta dhe në disa vende më të ulëta.

Temperaturat e mëngjesit nga e premtja deri të dielën do të lëvizin prej minus një deri pesë gradë, ndërsa ato ditore do të jenë në ulje dhe të premten do të lëvizin prej 9 deri 14, të shtunën prej 6 deri 13 dhe të dielën prej tre deri 10 gradë. Java e ardhshme do të fillojë me temperatura më të ulëta të mëngjesit të cilat në disa vende do të ulen deri minus pesë, ato ditore do të jenë prej katër deri 13 gradë.

Moti për ditët në vijim në Maqedoninë e Veriut shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy