Moti sot në Maqedoni, me diell dhe vranësira lokale

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë paradite me diell me vranësira të ulëta deri në mesatare, ndërsa pasdite dhe në mbrëmje do të ketë zhvillim të vranësisë së paqëndrueshme me reshje lokale të rrëmbyeshme, bubullima dhe erë të fortë.

Në disa vende do të ketë kushte për stuhi afatshkurtër.

Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej 11 deri në 20 gradë, ndërsa ajo maksimale prej 28 deri në 36 gradë.

UV indeksi do të jetë = 8.

Advertisement

Në Shkup paraditja do të jetë me diell me vranësira të vogla deri në mesatare.

Pasdite dhe në mbrëmja do të jetë e paqëndrueshme me reshje të rrëmbyeshme, bubullima dhe erë të fortë.

Temperatura minimale do të jetë rreth 18 gradë, ndërsa ajo maksimale do të arrijë në 31 gradë.

Deri të dielën pasdite dhe në mbrëmje në shumë vende do të mbaj mot i paqëndrueshëm, me reshje të rrëmbyeshme, bubullima dhe erë të fortë.

Advertisement

Lokalisht proceset do të jenë në formë stuhie me reshje të dendura shiu, erëra të forta, shkarkime elektrike dhe breshër.

Temperaturat do të pësojnë rënie graduale.

Moti sot në Maqedoni, me diell dhe vranësira lokale shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy