Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Moti sot do të jetë me diell dhe i ngrohtë me vranësira të ulëta deri në mesatare. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare, e herë pas here përgjatë Vardarit dhe në vendet lindore erë e fortë nga drejtimi verior.

Temperatura minimale do të jetë në interval prej 3 deri në 13, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 24 deri në 30 gradë.

Deri në fillim të javës së ardhshme do të mbajë mot me diell dhe i ngrohtë me vranësira të ulëta deri në mesatare lokale.

Të martën gjatë natës e sidomos të mërkurën nën ndikimin e një mase ajrore të lagësht dhe të paqëndrueshme do të ketë reshje shiu që do të jenë lokale të dendura në formë stuhie të përcjella me bubullima dhe erë të fortë. Temperaturat do të bien nga e mërkura. /Telegrafi/

Advertisement

Moti sot në Maqedoninë e Veriut shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy