Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Moti sot do të jetë me diell me vranësira të vogla deri mesatare, shumë ftohtë dhe me erë të përforcuar në drejtim veriperëndimor. Në fund të ditës në në verilindje të vendit vranësirat do të rriten dhe do të ketë borë.

Temperatura minimale do të jetë në intervalin nga -13 deri -3 gradë celsius, ndërsa maksimalja nga -4 deri 3 gradë celsius.

Në Shkup moti do të jetë i njëjtë, me vranësira, ftohtë dhe me erë ku temperatura maksimale do të arrijë deri në 2 gradë celsius.

Gjatë ditëve të ardhshme moti do të jetë më i acartë dhe me erë të përforcuar në drejtim veriperëndimor. Temperaturat gjatë mëngjesit do të jenë deri në -10, ndërsa temperaturat ditore do të jenë nën 0 gradë celsius.

Advertisement

Për shkak të temperaturave të ulëta pritet shfaqja e gricave, ndërsa po ashtu pritet edhe borë, posaçërisht në pjesën veriore dhe perëndimore të vendit./Telegrafi/

Moti sot në Maqedoninë e Veriut shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy