Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë me diell dhe me vranësira lokale të ulëta deri në mesatare. Në disa lugina do të ketë mjegull paradite. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi jugperëndimor.

Temperatura minimale do të lëvizë nga 0 deri në 7 gradë, ndërsa ajo maksimale do të arrijë në 21 gradë Celsius.

Në Shkup me rrethinë paradite me kushte të mjegullës së dobët, ndërsa gjatë ditës me diell me vranësira të ulëta deri në mesatare. Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi jugor

Deri nesër do të mbajë mot relativisht i ngrohtë gjatë ditës, ndërsa në mëngjes do të ketë kushte për paraqitje të mjegullës në disa lugina./Telegrafi/

Advertisement

Moti sot në Maqedoninë e Veriut shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy