Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Moti sot do të jetë pjesërisht i vranët me mot me diell dhe me erë mesatare deri të fortë nga jugu. Në orët e pasdites nën ndikimin e valës së re me lagështirë do të ketë reshje shiu që do të jenë lokale më të dendura në mbrëmje. Për shkak të zbritjes së një mase ajrore dukshëm më të ftohtë, gjatë orëve të natës do të fillojë të fryjë erë e fortë veriore dhe reshjet në male dhe në disa vende më të larta do të kalojnë në borë, por do të dobësohen në intensitet.

Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej 1 deri në 8, ndërsa ajo maksimale do të arrijë nga 12 deri në 18 gradë.

Gjatë fundjavës do të mbizotërojë mot i ndryshueshëm i vranët dhe i ftohtë me erë të shtuar herë pas here të fortë nga veriu. Në zonat më të larta dhe malore do të ketë reshje të dobëta bore lokale, sidomos ditën e shtunë./Telgerafi/

Moti sot në Maqedoninë e Veriut shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy