Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë me vranësira të ndryshueshme, paradite me paraqitje të mjegullës në disa lugina. Pasdite nga perëndimi vranësirat do të rriten dhe gjatë natës do të ketë kushte për reshje të dobëta të shiut. Gjatë ditës do të fryjë dhe erë e dobët nga drejtimi jugor.

Temperatura minimale do të jetë në interval prej -4 deri në 3, ndërsa ajo maksimale do të arrij nga 6 deri në 15 gradë.

Edhe në Shkup moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme, paradite me paraqitje të mjegullës. Do të fryjë dhe erë e dobët nga drejtimi jugor. Temperatura minimale do të ulet në 0, ndërsa ajo maksimale do të arrij në 11 gradë Celsiusë.

Moti sot në Maqedoninë e Veriut shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy