Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Moti sot do të jetë i ftohtë në mëngjes, me diell gjatë ditës me vranësira të vogla lokale. Do të fryjë erë e dobët, ndërsa në pjesën perëndimore do të fryjë erë mesatare nga drejtimi perëndimor.

Temperatura minimale do të jetë në intervalin nga -12 deri në -6 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 2 deri në 8 gradë.

Siç informon DPHM, të hënën dhe të martën do të mbajë mot me vranësira të pjesshme me reshje të kohëpaskohshme bore në male dhe në vendet më të larta, veçanërisht në pjesët perëndimore ku do të formohet mbulesë e re bore. Në zonat më të ulëta reshjet do të jenë me shi dhe borë. Nga e hëna do të fryjë erë mesatare nga drejtimi jugor, e cila do të kontribuojë në rritje të temperaturave të mëngjesit dhe ditës. /Telegrafi/

Moti sot në Maqedoninë e Veriut shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy