MPB: 191 gjoba për shkelje të rregullave në trafik në Shkup

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministria e Punëve të Brendshme informon se dje (20.04.2022) ka vazhduar me kontrollet e përforcuara në fushën e trafikut.

Nga MPB thonë se në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 191 gjoba, nga të cilat 22 sanksione për drejtim të automjetit mbi shpejtësinë e lejuar, 12 masa për drejtim të automjetit pa patentë shofer, 69 sanksione për kundërvajtje të kryera nga këmbësorët.

“Janë shqiptuar pesë masa për përdorimin e celularit, nëntë sanksione për drejtim të automjetit nën ndikimin e alkoolit, dy masa për errësimin e xhamave në mënyrë të pacertifikuar, katër sanksione për kalim të rrugës në sinjal të mbyllur (drita e kuqe)”.

“Aksionet e intensifikuara të kontrolleve vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë tek qytetarët që të respektojnë rregullat e komunikacionit për të rritur sigurinë në komunikacion dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta”, thonë nga MPB./Telegrafi/

Advertisement

MPB: 191 gjoba për shkelje të rregullave në trafik në Shkup shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy