MPB: Aksion i përbashkët operativ në Evropën Juglindore

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Në kuadër të platformës Evropiane për luftë kundër kërcënimeve kriminale, nga 13 deri më 18 nëntor janë zbatuar Ditët e përbashkëta aksionale në Evropën Juglindore. Aksioni është pjesë e planit operativ për luftë kundër tregtisë së jashtëligjshme me armë.

26 vende, agjenci të BE-së për zbatimin e ligjit – EUROPOL-i, EUROJUST, FRONTEX-i dhe organizata ndërkombëtare sikurse INTERPOL-i, morën pjesë në aksionin operative për të nxitur bashkëpunimin në luftën kundër tregtisë së jashtëligjshme me drogë, trafikimit të migrantëve, tregtisë me njerëz dhe rrjeteve kriminale me rrezik të lartë.

Maqedonia e Veriut dhe MPB-ja ishin nikoqirë të Qendrës së Përbashkët Koordinative.Qendra ishte pajisur me standard teknike me profesionistë të angazhuar në këmbimin e informatave në kohë reale përmes Platformës së EUROPOL-it, të ashtuquajtur SIENA. Në këtë qendër zyrë mobile kishte edhe EUROPOL-I.

Nëpër vendet pjesëmarrëse janë zbatuar masa koordinative – kontrolle të vendkalimeve kufitare, bastisje nëpër lokacione të ndryshme e të ngjashme.

Advertisement

Gjatë aksionit, siç njofton MPB-ja, janë bërë 984 kontrolle, 345 automjete kurse janë bastisur 17 objekte në vend, ku nga liria janë privuar 23 persona.

Në MPB, gjatë periudhës nga 13 deri më 17 nëntor ishte vendosur Qendra Koordinative për cyber-patrullim. Gjatë këtij patrullimi hetuesit kanë zbuluar 120 profile apo individë që lidhen me tregtinë me njerëz, prej të cilëve 94 aplikacione për këmbim të mesazheve, 11 vend shitje në internet dhe 10 në ueb-faqe./KlanM/

MPB: Aksion i përbashkët operativ në Evropën Juglindore shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy