MPB: Arrestohet tetovari që ka kryer dhjetëra mashtrime

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Policët e SPB-së Tetovë – Departamenti i Punëve të Brendshme Gostivar sot (10 mars) rreth orës 14:30, në afërsi të kryqëzimit të rrugëve “Ivo Lola Ribar” dhe “Blagoja Toska” në Tetovë, kanë arrestuar një 35-vjeçar nga Tetova.

Ai dyshohet se ka kryer dhjetëra mashtrime të ndryshme në zonën Tetovë-Gostivar, në periudhën nga shtatori i kaluar deri në mars të këtij viti, vepër e dënueshme nga neni 247 i Kodit Penal.

Ai është ndaluar në Stacionin Policor të Tetovës për procedurë të mëtutjeshme dhe pas sqarimit dhe dokumentimit të plotë të rasteve do të përgatitet parashtresa përkatëse.

MPB: Arrestohet tetovari që ka kryer dhjetëra mashtrime shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy