MPB: Gjashtë viktima në aksidente trafiku në katër ditët e para të nëntorit

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Në katër ditët e para të nëntorit, në aksidente trafiku jetën e kanë humbur gjashtë persona në territorin e Maqedonisë së Veriut. Që nga fillimi i këtij viti, përfshirë tetorin, janë regjistruar 115 viktima, kumtoi MPB-ja.

“Gjatë vitit të kaluar, janë regjistruar 142 viktima në aksidente trafiku. Këto nuk janë vetëm numra, është djali i dikujt, nëna e dikujt, burri, fëmija i dikujt. Fëmijët e dikujt mbeten pa prindër dhe anasjelltas, prindërit mbeten pa fëmijët e tyre. Ky bilanc, pa dyshim, shkatërrues nuk është produkt i fatkeqësive natyrore apo konflikteve ushtarake, por rezultat i kulturës, mentalitetit dhe sjelljes sonë në trafik. Nuk duhet të lejojmë që trafiku të rritet nga një domosdoshmëri e përditshme në një të keqe të domosdoshme të jetesës bashkëkohore”, thonë nga MPB-ja.

Statistikat, siç shtojnë nga Ministria, tregojnë se shkaqet më të zakonshme të aksidenteve fatale të trafikut janë kryesisht mosrespektimi i rregullave të trafikut, d.m.th. përdorimi i telefonit celular gjatë drejtimit të automjetit, drejtimi me shpejtësi më të lartë se shpejtësia e lejuar, drejtimi nën ndikimin e alkoolit, etj.

Nga MPB-ja u bëjnë apel qytetarëve që t’i lënë celularët gjatë drejtimit të automjetit, mos drejtoni me shpejtësi më të lartë se shpejtësia e lejuar, mos hipni pas timonit nëse keni konsumuar alkool.

Advertisement

“Respektoni rregullat dhe rregulloret e trafikut, mos e vini në rrezik jetën tuaj dhe të të dashurve tuaj, si dhe të përdoruesve të tjerë të komunikacionit”, kumtoi MPJ-ja.

Ministria u bën thirrje prindërve që të mos lejojnë fëmijët e tyre të drejtojnë asnjë mjet transporti pa trajnim dhe leje të përshtatshme.

“Kultura e trafikut duhet të instalohet dhe të kultivohet tek fëmijët që në moshë të vogël, ndërsa prindërit dhe i gjithë procesi edukativ kanë një ndikim të madh këtu”, thuhet në kumtesë.

Nga MPB-ja me përgjegjësinë më të madhe, u apelojnë të gjithëve, të jenë të ndërgjegjshëm, të kujdesshëm dhe të disiplinuar.
“Një vendim i pamatur, drejtimi me telefon celular në dorë ose me një shpejtësi që tejkalon limitin e lejuar, ose nën ndikimin e alkoolit, mund t’ju marrë jetën ose të dikujt tjetër. Nuk ka asgjë më të rëndësishme se jeta njerëzore. Siguria rrugore nuk varet vetëm nga policia dhe kontrollet, por mbi të gjitha nga çdo individ pas timonit”, thonë nga MPB.

Advertisement
Share.

Leave A Reply

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy