MPB i zhvendos nga Kumanova në Shkup pjesëtarët e sektit “Lev Tahor”

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Nën shoqërimin e zyrtarëve policorë, pjesëtarët e grupit fetar hebre “Lev Tahor”, dje janë dërguar nga Kumanova në Shkup, për shkak të sigurisë së tyre.

Nga MPB thonë se ky grup i respekton ligjet e Maqedonisë së Veriut dhe janë me qëndrim ligjor në vend, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Rikujtojmë se këto persona i respektojnë ligjet e Maqedonisë së Veriut, janë me qëndrim plotësisht ligjor këtu dhe përkohësisht do të qëndrojnë në shtetin tonë. Ky grup nuk paraqet asnjë rrezik dhe apelojmë për tolerancë dhe solidaritet ndaj tyre”, thonë nga MPB.

Zhvendosja e tyre nga Kumanova në Shkup, erdhi pasi para shtëpisë në të cilën qëndronin ata vazhdimisht mblidheshin qytetarë, ndërsa ka pasur edhe hedhje të vezëve dhe gurëve në drejtim të shtëpisë së tyre./Telegrafi/

Advertisement

MPB i zhvendos nga Kumanova në Shkup pjesëtarët e sektit “Lev Tahor” shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy