MPB: Janë gjobitur 90 motoçiklistë në Shkup

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kontrolli i intensifikuar në rajonin e SPB Shkup ka vazhduar dje në kryeqytet ku qëllimi kryesor i kontrolleve ishin motoristët. MPB njoftoi se në aksion janë sanksionuar 90 vozitës.

Nga ata, 42 motoristë nuk mbanin helmetë mbrojtëse, 26 kanë vozitur pa patentë shofer, tre motoçiklistë janë konfiskuar për shkak skadimit të lejes së qarkullimit dhe shkaktimin e zhurmës së madhe, ndërsa janë sanksionuar edhe shkelje tjera.

Kontrollet e intensifikuara vazhdojnë edhe në ditët në vijim, MPB apelon deri te pjesëmarrësit në trafik t’i respektojnë rregullat në trafik dhe bashkërisht të kontribuojmë në rrugë më të sigurta

MPB: Janë gjobitur 90 motoçiklistë në Shkup shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy