MPB jep detaje për grabitjen në Gostivar

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministria e Punëve të Brendshme ka dalë me detaje për grabitjen e armatosur në një artari në qytetin e Gostivarit.

Në njoftimin e policisë thuhet se po ndërmerren veprime për zbardhjen e rastit, informon Telegrafi Maqedoni.

“Më 10.10.2025, në orën 18:45, në SPB Tetovë, V.P. nga Gostivari ka raportuar se katër persona të maskuar, të armatosur me armë automatike, kanë kryer një grabitje në një argjendari pranë tregut të vogël në Gostivar, pas së cilës janë larguar me një makinë “BMW” pa targa. Menjëherë është vepruar sipas kallëzimit dhe po ndërmerren masa për gjetjen e kryerësve dhe për zbardhjen e rastit.”, thuhet në raportin e MPB-së.

Telegrafi Maqedoni publikoi edhe video disa sekondëshe nga momenti i grabitjes së artarisë. /Telegrafi/

Advertisement

Share.

Leave A Reply

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy