MPB: Konfiskohen armë dhe municion në Shkup

Pinterest LinkedIn Tumblr +

MPB Maqedoni informon se gjatë një aksioni në Shkup, kanë gjetur dhe konfiskuar armë dhe municione.

“Zyrtarë policor nga Departamenti i Policisë Kriminale – Sektori për tregti të jashtëligjshme me drogë, armë dhe materie të rrezikshme në koordinim dhe bashkëveprim me Agjencinë për Siguri Kombëtare dhe SPB-Shkup, sot gjatë një kontrolli të kryer në hapësirat ndihmëse në një ndërtesë në Shkup, kanë gjetur dhe kanë konfiskuar një pushkë automatike “kallashnikov”, dy karikatorë dhe 22 plumba”, thonë nga MPB.

Ata njoftojnë se gjësendet e gjetura janë dërguar për ekspertizë kurse po ndërmerren masa për zbardhje të rastit që paraqet vepër penale që dënohet sipas Nenit 396 të Kodit Penal.

MPB: Konfiskohen armë dhe municion në Shkup shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy