MPB Maqedoni: 140 gjoba vetëm në territorin e Shkupit

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministria për Punë të Brendshme informon se dje (29.12.2021) ka vazhduar me intensifikimin e kontrolleve në fushën e trafikut.

Siç njoftojnë nga MPB, vetëm në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 140 gjoba, nga të cilat 34 sanksione për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit, 21 masa për drejtim mjeti mbi shpejtësinë e lejuar, 17 sanksione për drejtim automjeti pa patentë shofer.

“Pesë masa janë vendosur për automjetet e paregjistruara, katër sanksione për mosdhënie përparësie për këmbësorët. Aksionet e intensifikuara të kontrolleve vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë tek qytetarët që të respektojnë rregullat e komunikacionit për të rritur sigurinë në komunikacion dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta”, thonë nga MPB.

MPB Maqedoni: 140 gjoba vetëm në territorin e Shkupit shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy