minibus hire UK cloud hosting petrol station near me struga Lajme shqiperia lajm cloud hosting find cheapest fuel minibus hire Leeds
MPB Maqedoni dhe OSBE nënshkruan memorandum bashkëpunimi kundër keqpërdorimit të armëve - Struga.info


MPB Maqedoni dhe OSBE nënshkruan memorandum bashkëpunimi kundër keqpërdorimit të armëve

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministria e Punëve të Brendshme dhe OSBE-ja nënshkruan memorandum bashkëpunimi për uljen e rrezikut nga keqpërdorimi i armëve të vogla e të lehta.

Ky memorandum mes MPB dhe OSBE pason pas projektit tre vjeçar të financuar nga Bashkimi Evropian dhe Ministri e Punëve të jashtme të Gjermanisë, i cili i ndihmoi Ministrisë së Brendshme që ta mbindërtojë infrastrukturën e sigurisë në 15 vendkalime kufitare në të gjithë vendin.

Shefi i Misionit të OSBE-së në vendin tonë, Klemens Coja deklaroi se projekti synon të ndihmojë luftën kundër krimit të organizuar dhe shmangien e tregtisë ilegale të armëve.

Ndërsa ministri Oliver Spasovski deklaroi se “shpesh jemi dëshmitarë që ky lloj i aktiviteteve kriminele është katalizator i cili problemet lokale i shndërron në globale. Andaj është primare ndërtimi i përbashkët i standardeve dhe rritja e vetëdijes publike”.

Advertisement

 

The post MPB Maqedoni dhe OSBE nënshkruan memorandum bashkëpunimi kundër keqpërdorimit të armëve appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy