Ministria për Punë të Brendshme informon se dje (08.11.2021) ka vazhduar me kontrollet në fushën e trafikut.

Nga MPB thonë se në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 86 gjoba, prej të cilave 17 për drejtimin e makinës mbi shpejtësinë e lejuar, 10 gjona për vozitje pa patentë shofer, katër për kalim në sinjalizim të mbyllur (semafor të kuq), tri gjoba për drejtim të automjetit nën efektin e alkoolit, katër për parakalim dhe devijim të paligjshëm.

“Kontrollet e trafikut vazhdojnë. Apelojmë tek qytetarët që të respektojnë rregullat e komunikacionit për të rritur sigurinë në komunikacion dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta”, thonë nga MPB./Telegrafi/

The post MPB Maqedoni: Dje 86 gjoba për shkelje të rregullave në trafik appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";