MPB Maqedoni: Janë angazhuar 644 policë për zjarret në 24 orët e fundit

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Në aktivitet për shuarje dhe parandalim të zjarreve në 24 orët e fundit janë angazhuar 664 policë. Ministria e Punëve të Brendshme sot kumtoi se janë realizuar edhe 222 patrulla për motoçikleta, me ç’rast janë shfrytëzuar 205 automjete.

Në terren, siç theksn MPB-ja, çdo ditë janë pjesëtarët e të gjitha njësive special të policisë – njësiti special antiterrorist “Tigrat”, Njisiti për sistemim të shpejtë dhe Njësiti i veçantë për mbështetje.

Në kumtesën e MPB-së theksohet edhe se dje janë privuar nga liria dy persona të dyshuar se kanë imponuar zjarr. Është arrestuar një banor 30-vjeçar me inicialet D.K. nga fshati Banicë, i dyshuar për ndezjen e zjarrit në udhëkryqin pranë fshatrave Dabile dhe Sacevo, si dhe një 60-vjeçar banues në Dibër me inicialet B.M., i cili po përpiqej të shkaktonte zjarr në zonën e Fshati Bomovë në Dibër.

MPB Maqedoni: Janë angazhuar 644 policë për zjarret në 24 orët e fundit shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy