MPB Maqedoni me njoftim për qytetarët të cilët kanë aplikuar për pasaporta, letërnjoftim dhe leje vozitje

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se për shkak të migracionit në sistem të ri, nga 23.06.2021 (e mërkurë) duke nisur nga ora 21:00, deri më 27.06.2021 (e diel, ora 21:00), nuk do të jetë në funksion sistemi për dhënien e dokumenteve personale (letërnjoftim, pasaportë dhe leje vozitje).

“Për këtë shkak njoftohen qytetarët që kanë caktuar termin për aplikim për dokument personal me procedurë të shpejtuar në ditët 23, 24 dhe 25, të vinë në hapësirat e MPB-së ku kanë caktuar termin më 22.06.2021 gjatë gjithë ditës ose më 23.06.2021 deri në ora 12:00”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

Ata shtojnë se qytetarët që kanë caktuar termin për 23, 24 dhe 25 qershor, me procedurë të rregullt, të drejtë për dërgimin e kërkesës për dokument personal do të mund ta bëjnë në të njëjtin vend nga 28.06.2021 deri më 02.07.2021.

“Njoftojmë qytetarët që letërnjoftimet që janë gati t’i marrin nga 23.06.2021 deri në fund të ditës, për shkak se më 24 dhe 25 qershor nuk do të jetë e mundësuar dhënia e këtyre dokumenteve”, sqarojnë nga MPB./Telegrafi/

Advertisement

MPB Maqedoni me njoftim për qytetarët të cilët kanë aplikuar për pasaporta, letërnjoftim dhe leje vozitje shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy