MPB Maqedoni: Vazhdon gjobitja e shoferëve që tejkalojnë shpejtësinë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministria e Punëve të Brendshme njoftoi se gjatë ditës së djeshme ka vazhduar me aksionet e përfocuara në komunikacion.

Gjatë këtij aksioni janë dënuar 283 shoferë për tejkalim shpejtësie në gjithë territorin e vendit.

“Prej tyre 28 automjete janë lëvizur me 50 kilometra në orë më shumë se sa shpejtësia e lejuar, ndërsa gjashtë automjete kanë lëvizur me mbi 70 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar”, thonë nga MPB.

Policia njofton se 11 shoferë kanë tejkaluar shpejtësinë në vendbanim, ndërsa 173 në autostradë./Telegrafi/

Advertisement

MPB Maqedoni: Vazhdon gjobitja e shoferëve që tejkalojnë shpejtësinë shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy