MPB: Ndalohen dy persona të kërkuar me fletarrest

Pinterest LinkedIn Tumblr +

MPB Maqedoni njofton se dje (14 maj 2025), në lokacione të ndryshme në Shkup, oficerë policie nga Njësia e Policisë Ndërhyrëse e SPB Shkup privuan nga liria dy persona të kërkuar me urdhër-arrest.

“Në territorin e Komunës Qendër, është arrestuar S.R (75) nga Shkupi, i kërkuar me urdhër arresti qendror me urdhër të Gjykatës Themelore Penale të Shkupit për dënim me katër vite burg sipas nenit 357, paragrafi 6, në lidhje me paragrafin 1 të Kodit Penal”.

“Në territorin e Komunës Aerodrom është ndaluar M.M. (29) nga Shkupi, e kërkuar me urdhër arresti qendror në territorin e Aerodromit për dënim me burg sipas nenit 297, paragrafi 1 i Kodit Penal. Personat do të dërgohen në institucionet penale kompetente”, thonë nga MPB.

The post MPB: Ndalohen dy persona të kërkuar me fletarrest appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Leave A Reply

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy