MPB: Në Prilep ditën e zgjedhjeve nuk ka pasur sjellje joprofesionale

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministria për Punë të Brendshme ka dalë me njoftim në lidhje me akuzat e OBRM-PDUKM-së, se ditën e zgjedhjeve (17 tetor) në Prilep ka pasur keqpërdorime dhe shkelje të së drejtës së votës.

Nga MPB thonë se kanë kryer kontroll të brendshëm dhe nuk kanë konstatuar asnjë shkelje.

“Në stacionin policor Prilep, Shtabi operativ ndihmës dhe Shtabi operativ republikan i zgjedhjeve lokale 2021 nuk regjistroi deklaratë nga ndonjë qytetar ose subjekt juridik se në periudhën para zgjedhore, në ditë e votimit ose në periudhën paszgjedhore nga ana e nëpunësve policor gjatë ndërmarrjes të veprimeve zyrtare është vepruar në mënyrë joligjore ose joprofesionale ose në cilëndo mënyrë është keqtrajtuar ndonjë person gjatë kryerjes së detyrës, siç ishte thënë në konferencën për shtyp të OBRM-PDUKM-së”.

“Në ditën e zgjedhjeve, 17 tetor në Prilep nuk është dërguar ndonjë automjet për kontrollim teknike, as nuk është shqiptuar ndonjë sanksion për shkelje në komunikacion, që gjithashtu flet se veprimet e përmendura, nuk kanë ndodhur”, qëndron në kumtesë.

Advertisement

Nga MPB thonë se janë garantues për shprehje të lirë të vullnetit të votuesve në zgjedhje nga viti 2017 deri më sot dhe kjo do të vazhdojë kështu edhe më tutje.

“Apelojmë, që OBRM-PDUKM të ndalet me përhapjen e gënjeshtrave, ndërsa qytetarët lirshëm ta shprehin vullnetin e tyre të dielën në rrethin e dytë të zgjedhjeve lokale”, thuhet në kumtesën e MPB-së./Telegrafi/

MPB: Në Prilep ditën e zgjedhjeve nuk ka pasur sjellje joprofesionale shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy