MPB: Në Shkup u shqiptuan 180 gjoba për shkelje të ndryshme të rregullave në komunikacion

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë së Veriut, ka vijuar dje me intensifikimin e kontrolleve në trafik.

Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 180 gjoba, nga të cilat: 12 sanksione për drejtim mjeti mbi shpejtësinë e lejuar, 44 gjoba për kundërvajtje të kryera nga këmbësorët, 12 gjoba për drejtim mjeti pa patentë shofer, si dhe janë vendosur 11 gjoba për përdorim të celularit, 7 sanksione për kundërvajtje nga motoçiklistë, 5 gjoba për kalim sinjalistike të mbyllur (semafori i kuq), 4 sanksione për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit, 9 gjoba për mospërfillje kalimi të këmbësorëve si dhe 6 sanksione për mospërdorimin e rripit të sigurimit.

Nga MPB informojnë se kontrollet e aksionit të intensifikuar janë të përditshme, ndaj luten shoferët të respektojnë shenjat dhe shpejtësinë e lejuar në vozitje.

MPB: Në Shkup u shqiptuan 180 gjoba për shkelje të ndryshme të rregullave në komunikacion shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy