MPB: Policia ka regjistruar 1068 raste pa maska për mbrojtje nga coronavirusi

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se gjatë 24 orëve të fundit në mbarë vendin 125 personave u është dhënë vendim për izolim , derisa 167 të tjerë kanë nënshkruar vendim për vetizolim.

Policia ka kryer kontrolle të rregullta ndaj personave që gjenden në izolim dhe vetizolim ku është regjistruar një shkelje e masës së vetizolimit.

Nga MPB gjithashtu informojnë se 1068 persona kanë shkelur masën për mbajtjen e pajisjeve mbrojtëse, gjegjësisht mbajtjen e maskës.

MPB: Policia ka regjistruar 1068 raste pa maska për mbrojtje nga coronavirusi shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy