MPB Shkup sanksionon 116 shoferë për mos respektim të rregullave në trafik

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministria e Punëve të Brendshme ka vijuar dje (08.09.2022) me kontrolle të intensifikuara të veprimit në zonën e qarkullimit rrugor.

Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 116 gjoba, nga të cilat 26 sanksione për drejtim mjeti mbi shpejtësinë e lejuar, 18 gjoba për drejtim mjeti pa patentë shofer, 10 sanksione për kundërvajtje nga drejtuesit e motoçikletave, tetë gjoba për drejtim të automjetit nën ndikimin e alkoolit, gjashtë gjoba janë shqiptuar për automjete të paregjistruara, katër sanksione për shofer fillestar si dhe tre masa për kalim sinjali të mbyllur (semafor të kuq).

Kontrollet e përmirësuara të veprimit vazhdojnë.

Apelojmë tek qytetarët që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e komunikacionit në mënyrë që të rrisim sigurinë në komunikacion dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta.

Advertisement

MPB Shkup sanksionon 116 shoferë për mos respektim të rregullave në trafik shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2022 Struga.info | Privacy policy