MPB Shkup sanksionon 150 shoferë, 21 prej tyre nuk kanë poseduar patent shofer

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Në territorin e qytetit të Shkupit, dje nën kontrollin e policisë janë gjobitur 150 vozitës, 21 prej tyre për mos posedim të patentë shoferit.

Siç njofton Ministria e Punëve të Brendshme, janë shqiptuar 19 sanksione për drejtim mjeti me shpejtësi më të madhe se shpejtësia e lejuar, 15 për kundërvajtje nga drejtuesit e motoçikletave, pesë gjoba për përdorim të celularit, tetë për automjete të paregjistruara, katër për automjete me defekte teknike në transportin publik, tre sanksione për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit dhe pesë gjoba për kalim në semafor të kuq.

MPB bën me dije se kontrollet e intensifikuara aksionare të policisë do të vazhdojnë, ndaj apelojnë qytetarët që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e qarkullimit rrugor për të rritur sigurinë në komunikacion.

The post MPB Shkup sanksionon 150 shoferë, 21 prej tyre nuk kanë poseduar patent shofer appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy