Shkup: Gjobiten 184 shoferë, 38 prej tyre ngisnin veturat nën ndikim të alkoolit

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Policia në territorin e qytetit të Shkupit dje ka shqiptuar gjithsej 184 gjoba, ndër të cilat 25 sanksione për drejtim të automjetit me shpejtësi më të madhe se norma e lejuar, 38 masa për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit, 18 sanksione për kundërvajtje nga motoçiklistë si dhe 16 gjoba për vozitje pa patentë shofer, njoftojnë nga MPB.

Gjashtë sanksione janë vendosur për përdorimin e celularit, tre sanksione për automjete të paregjistruara, pesë sanksione për kundërvajtje nga këmbësorët, nëntë masa për mosdhënie përparësie për këmbësorët, pesë për shofer fillestar dhe gjoba të ngjajshme.

MPB bën me dije se vazhdojnë kontrollet e intensifikuara aksionare dhe apelojnë qytetarët që të respektojnë rregullat e komunikacionit për të rritur sigurinë në komunikacion dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta.

Shkup: Gjobiten 184 shoferë, 38 prej tyre ngisnin veturat nën ndikim të alkoolit shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy