MPB Maqedoni njofton se sot oficerët e policisë nga Njësia e Helikopterëve pranë ministrisë, pasi më parë morën kërkesë për të ndërmarrë aktivitete në lidhje me shpëtimin e një personi të lënduar në shpatet e malit Jabllanicë, rrethina e Strugës, së bashku me një ekip nga njësiti special “Tigri”, u drejtuan me helikopter drejt vendit të caktuar për të shpëtuar personin.

“Pas mbërritjes në terrenin e treguar dhe lokalizimit të saktë të personit të lënduar, ai u evakuua në mënyrë të sigurt nga oficerët e policisë dhe u transportua në Aeroportin Ndërkombëtar “Shën Apostulli Pali” në Ohër, nga ku u mor nga Shërbimet e Mjekësisë së Shpejtë dhe u transportua për ndihmë të mëtejshme mjekësore”, njoftoi MPB.

Më parë, Kryqi i Kuq i Ohrit njoftoi se këtë mëngjes morën alarm për ndërhyrje në malin Jabllanicë, ku një person femër nga Struga pësoi një lëndim të rëndë në kyçin e këmbës.

The post MPB shpëton një person të lënduar në malin Jabllanicë në Strugë appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";